Bota
Bie numri i azilkërkuesve në Evropë
Përgjatë periudhës janar-qershor kanë aplikuar për azil në vendet e Bashkimit Evropian 4,779 shqiptarë, nga 5,980 kërkesa gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit të kaluar, pra vitit 2022
Numri i kërkesave për azil përgjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti ka shënuar rënie më rreth 20%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, tregojnë të dhënat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA). Kjo tendencë është vënë re nga muaji në muaj referuar shifrave zyrtare nga publikimet e mëparshme.
Siç kemi theksuar edhe më herët, kjo trajektore rënëse e numrit të kërkesave mund të jetë si pasojë e rrugëve të reja të kalimit në mënyrë ilegale, siç është rasti i Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë, nga të dhënat zyrtare tre destinacionet kryesore ku shqiptarët kanë paraqitur kërkesat për mbrojtje në gjashtë muajt e parë të vitit janë Franca, Gjermania dhe Italia, shkruan SCAN, transmeton albinfo.ch.
Përgjatë periudhës janar-qershor kanë aplikuar për azil në vendet e Bashkimit Evropian 4,779 shqiptarë, nga 5,980 kërkesa gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit të kaluar, pra vitit 2022.
Këto aplikime referuar kësaj periudhe ndahen në 3,602 kërkesa për herë të parë dhe në 1,177 kërkesa përsëritëse.
Krahasuar me vendet e rajonit, shohim se edhe pse me rënie, gjatë gjashtë muajve nuk e kemi lëshuar vendin e parë duke regjistruar shifrën më të lartë.
Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut me 3,603 aplikime dhe Serbia me 2,570 aplikime. Kosova për periudhën janar-qershor ka regjistruar 1,728 aplikime, ndërkohë që vendet me numrin më të ulët të aplikimeve janë Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi me 851 dhe 179 kërkesa. Të dhënat tregojnë se që nga fillimi i vitit, pra muaji janar, të gjitha vendet e rajonit kanë regjistruar një rënie të numrit të aplikimeve. Edhe për vendet e rajonit destinacionet kryesore ku janë paraqitur kërkesat më të larta janë Franca dhe Gjermania.
Ndër të tjera, referuar publikimit, Shqipëria ka një shkallë njohje shumë të ulët, me vetëm 8%. Pra, vetëm 8% e kërkesave nga shqiptarët gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit kanë marrë përgjigje pozitive. Megjithatë, referuar të dhënave, nga të gjitha vendet e rajonit Shqipëria ka normën më të lartë të pranimit.
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike













