Shkurt.ch
Bie numri i dhuruesve të organeve
Kjo shifër është në përpjestimin 13.3 dhurues për një milion banorë, bën të ditur sot fondacioni Swisstransplant. Një vit më parë, pra në vitin 2015 ishin regjistruar 17.4 dhurues në 1 mlion banorë
Gjatë vitit që shkoi, në Zvicër kanë bërë dhurimin e organeve për transplantim gjithsej 111 persona. Bëhet fjalë për organe që janë dorëzuar pasi që personat dhurues kanë pësuar vdekje klinike ose pas vdekjes nga infarkti i zemrës, shkruan srf.ch.
Kjo shifër, që konsiderohet e ulët, është në përpjestimin 13.3 dhurues për një milion banorë, bën të ditur sot fondacioni Swisstransplant. Është interesante se një vit më parë, pra në vitin 2015 ishin regjistruar 17.4 dhurues në 1 mlion banorë, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër, rënia e shënuar në vitin 2016 e bën shumë vështirë të arritshëm cakun e vendosur që në vitin 2018 të arrihet shifra prej 20 dhuruesish në 1 milion banorë.
Po ashtu, vazhdon njoftimi i Swisstranplant, gjatë vitit 2016 është rritur dukshëm, duke arritur në 1480 persona, përcjell albinfo.ch. Gjegjësisht është rritur për shtatë për qind, numri i njerëzve që presin përnjë organ të dhuruar, me destinim transplantimin.
Në krahasim me shtetet tjera evropiane, Zvicra ndodhet në pjesën e poshtme të tabelës sa i takon numrit të dhuruesve të organeve.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia














