Lajme
Bie numri i familjeve me asistencë sociale
Numri i familjeve që marrin ndihmë sociale këtë vit është 26 947, ose 2 825 familje më pak se në vitin 2014
Numri i familjeve me asistencë sociale ka shënuar rënie në Kosovë për 9.5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014, ndërsa numri i pensionistëve ka shënuar rritje. Kështu thuhet në statistikat e fundit që publikoi Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), lidhur me mirëqenies sociale për tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2015.
Ky publikim ofron të dhëna për skemën e ndihmës sociale, skemat e pensioneve bazë, pensioneve kontribut-pagues, pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur, të dhëna për shtëpitë për personat e moshuar dhe papërkujdesje familjare etj.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se numri i familjeve, të cilat kanë përfituar ndihmë sociale në TM2 2015 ka qenë 26 947, me gjithsej 112 563 anëtarë.
Krahasuar me TM2 2014, numri i familjeve që kanë përfituar ndihmë sociale ka shënuar rënie për 2 825 familje ose shprehur në përqindje 9.5 për qind.
“Numri i përfituesve nga pensionet bazë të moshës në TM2 të viti 2015 ishte 128 190. Krahasuar me TM2 2014, numri i përfituesve nga pensionet bazë të moshës është më i madh për 8 663 ose shprehur në përqindje 7.2 për qind”, thuhet në statistikat e ASK-së, publikuar të premten, raporton albinfo.ch.
Ndërkaq numri i përfituesve nga pensionet kontribut-pagues të moshës në TM2 2015 ishte 39 047. Krahasuar me TM2 2014, numri i përfituesve nga pensionet kontributpaguese të moshës është më i madh për 1 711 ose shprehur në përqindje 4.6 për qind.
“Numri i fëmijëve të braktisur në TM2 2015 ishte 7. Krahasuar me TM2 2014, numri i fëmijëve të braktisur është më i vogël për 4 ose shprehur në përqindje 36.3 për qind’, thuhet në raport.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











