Lajme
Bie numri i infeksioneve por shënohet rekord i vdekjeve nga Kovidi: 107
Numri i rasteve ishte 5.980. Shkalla mesatare në 7 ditët e fundit, e rasteve të rezultuara pozitive aktualisht është 26.5 për qind.
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 5.980 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin corona në 24 orët e fundit.
Kjo e bën mesataren e 7 ditëve në 7290 që është 9 për qind më pak se në javën e kaluar, njofton srf.ch.
Trendi, ndonëse është në rënie, është ende në një nivel shumë të lartë, transmeton albinfo.ch.
Shkalla mesatare në 7 ditët e fundit, e rasteve të rezultuara pozitive aktualisht është 26.5 për qind. Kjo do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht 26 teste ishin pozitive.
Numri i testeve të bëra, në një mesatare 7-ditore është 29,626 teste në ditë, që është 5 për qind më pak se javën e kaluar.
BAG raporton 107 vdekje të reja nga Covid-19, përcjell albinfo.ch. Numri i rasteve të vdekjes është dukshëm më i lartë se ai i regjistruar deri më tash (72).
Ndërkohë, të gjitha kantonet së bashku raportojnë 3769 njerëz që po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 15 për qind më shumë se në javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë Turistët e huaj do të duhet të paguajnë taksë tranziti për të kaluar me makinë nëpër... -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale














