Kosova
Bie numri i studentëve të rinj në Kosovë, synojnë migrimin
Shumë të rinj duan të fillojnë studimet jashtë vendit, për një prespektivë më të madhe
Këtë vit, numri i studentëve në Universitetin e Prishtinës ka shënuar një rënie të madhe në krahasim me vitin paraprak. Sipas zyrtarëve të UP-së, në vitin akademik 2022/2023 në të gjitha drejtimet janë regjistruar mbi 4 mijë studentë, mëse 2 mijë më pak se vitin paraprak. Megjithatë institucionet nuk kanë arritur të adresojnë shqetësimet e të rinjve, përcjell albinfo.ch.
Shumica e tyre zgjedhin Universitetin e Prishitnës, po shohin përtej studimeve të ardhmen e tyre. Por jo në Kosovë. Studimet, sipas tyre, do t’u japin mundësinë për të ikur jashtë vendit.
Referuar statistikave, të paktën 4000 studentë janë regjistruar në vitin e ri akademik në Universitetin e Prishitnës, duke shënuar numrin më të vogël prej vitesh të regjistrimit në këtë institucion. Por këtë vit në Universitetin e Prishtinës, në të gjitha nivelet, bachelor, master e doktoratë, pritet të jenë rreth 6 mijë studentë.
Ikja e te rinjve nga Kosova ka ulur numrin e studentëve dhe një numër drejtimesh në UP ka telashet e veta me mbajtjen e procesit mësimor.
Janë 9 institucione publike universitare, përfshirë Universitetin e Prishtinës që funksionojnë në Kosovë. Megjithatë, as vendimi i Qeverisë së Kosovës për studime falas në këto institucione publike nuk ka ndikuar që të rritet numri i studentëve.
Njohësi i arsimit, Jonuz Salihaj, e vlerëson si shqetësuese dukurinë e migrimit të studentëve dhe njëkohësisht kërkon mbështetje më të madhe nga institucionet e vendit për arsimin e lartë.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ofron bursa çdo vit për studentët e universiteteve publike, të cilët kanë notën mesatare 9.0 dhe më të lartë. Por, ajo së bashku me Qeverinë në tërësi ende nuk kanë oftruar një platformë që do të adresonte ikjen e të rinjve dhe njëkohësisht zvogëlimin e numrit të studentëve.
E-Diaspora
-
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London Partneriteti ndërkombëtar hap mundësi të reja për studentët në Kosovë dhe rajon... -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person













