Shkurt.ch
Bie numri i të papunëve
Numri i të papunëve ka shënuar rënie gjatë muajit mars në Zvicër. Shifrat flasin për një rënie nga 3.4% në 3.2%.
Tregun zviceran i punës ka treguar rezultate pozitive gjatë muajit mars. Numri i të papunëve të regjistruar është zvogëluar për 7000 persona. Në fund të muajit, gati 139 mijë të papunë ishin të regjistruar në qendrat rajonale të punësimit (RAV).Shkalla e papunësisë është ulur në këtë mënyrë, sipas Sekretariatit të Shtetit për Çështje Ekonomike (SECO) nga 3.4% në 3.2%.
Sipas SECO-s, arsyet për këtë zhvillim pozitiv në tregun e punës janë vetëm sezonale. Në industrinë e ndërtimit janë punësuar më shumë njerëz (2350) me përfundimin e sezonit të dimrit. Gjithashtu në industrinë e hotelerisë, numri i të papunëve ka rënë për 800 persona. Shkalla e papunësisë nga ndikimet sezonale sipas llogaritjeve të SECO ka tendencë të jetë pak më e lartë se muajin e kaluar.
Në përgjithësi gjendja në tregun e punës nuk është aq e mirë sa vitin e kaluar. Në mars të vitit 2012, shkalla e papunësisë ishte në vetëm 2.9%. SECO beson se gjendja nuk do të përkeqësohet në muajt e ardhshëm, por do të përmirësohet sërish në gjysmën e dytë të këtij viti.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër











