Lajme
Bie prodhimi i mjaltit në Zvicër
Pranvera e shkurtër dhe vera e lagësht do të thotë që bletët zvicerane kanë prodhuar dhjetë herë më pak mjaltë se zakonisht.
Si rezultat, çmimi i mjaltit është rritur. Pas korrjes së jashtëzakonshme të vitit të kaluar, 2021 po duket shumë i varfër: ndërsa një koshere normalisht prodhon 15-20 kg mjaltë, shifra aktuale është 0-3 kilogramë, raportoi radioja publike zvicerane, RTS, të enjten, përcjell albinfo.ch.
“Mungesa e mjaltit është kryesisht për shkak të motit, i cili ka qenë shumë i pafavorshëm, si për korrjen e parë në pranverë, ashtu edhe për korrjen e dytë”, i tha RTS Francis Saucy, presidenti i Shoqërisë së Bletarisë të Zvicrës Frëngjishtfolëse.
Mjalti zviceran do të jetë i vështirë për t’u gjetur në raftet e dyqaneve, dhe disa kavanoza që do të shiten do të jenë të shtrenjtë. Sipas specialistëve të cituar nga RTS, mjalti do të kushtojë 25-30 franga për kilogram, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden Rreth një e treta e fermave të testuara treguan përqendrime të PFAS mbi normat e BE-së... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime












