Lajme
Biel: 54 studentë dhe profesorë, në karantinë për shkak të koronavirusit
Arsyeja: e reja 21 vjeçe tek e cila është konstatuar koronavirusi, është studente e këtij kolegji
Dy paralele studentësh të kolegjit teknik në Biel/Bienne të Kantonit të Bernës bashkë me mësimdhënësit e tyre janë vënë në karantinë si një masë parandaluese. Arsyeja: e reja 21 vjeçe tek e cila është konstatuar koronavirusi, është studente e këtij kolegji, shkruan srf.ch.
Organi kantonal i menaxhimit e ka bërë këtë njoftim sot, transmeton albinfo.ch. Masa e karantinës zgjat 14 ditë ose, deri më 12 mars.
45 studentë dhe nëntë mësues janë prekur, siç ka deklaruar një zëdhënës i Drejtorisë së Shëndetit në Bernë duke u përgjigjur për srf.ch. Të prekurit janë kontaktuar dhe udhëzuar individualisht. Ata kanë reaguar me kujdes e maturi si dhe kanë treguar mirëkuptim për masën e marrë paraprake, ka shtuar zëdhënësi në fjalë
Rasti i 21 vjeçares është rasti i parë i konfirmuar i një infeksioni nga koronavirusi në kantonin e Bernës..
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?













