Lajme
Bien investimet e huaja në Evropë, goditet Gjermania
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2023/06/banner-ga784c2399_1280-587x391.jpg)
Investimet e huaja direkte (FDI) në Europë ranë me 4% vitin e kaluar, ku Gjermaninë pati një rënie të mprehtë prej 12% në projekte, mes shqetësimeve për ngadalësimin e saj ekonomik dhe sigurinë e energjisë, zbuloi një sondazh nga grupi i shërbimeve profesionale Ernst & Young.
Ishte rënia e parë vjetore e numrit të projekteve europiane të FDI-ve të regjistruara, që nga pandemia COVID-19, pas fitimeve të vërejtura si në vitin 2021, ashtu edhe më 2022. Investimet e huaja në rajon tani janë 14% më të ulëta se në kulmin e tyre më 2017.
Kompanitë e anketuara përmendën çmimet e paqëndrueshme të energjisë, politikën e brendshme të trazuar dhe rrjedhën e qëndrueshme të rregulloreve të reja europiane, në fusha që variojnë nga inteligjenca artificiale, qëndrueshmëria dhe mbrojtja e të dhënave, midis shqetësimeve të tyre.
Partnerja Menaxhuese e zonës së EY EMEIA, Julie Teigland, tha se ritmi i dukshëm i rregullimit që po vinte në qarkullim po krijonte sfida të frikshme të pajtueshmërisë, veçanërisht për kompanitë më të vogla.
“12 muajt e fundit do të jenë ndoshta periudha më e madhe e rregullimit në historinë e BE-së”, tha Teigland.
“Ne nuk po themi se rregullimi është i keq, por t’u lejosh SME-ve (ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme) kohë për t’u përshtatur, do të jetë e rëndësishme”, shtoi ajo.
Udhëheqësit e Bashkimit Europian, ranë dakord në parim këtë muaj, për një grup të gjerë reformash, që synojnë rigjallërimin e ekonomisë së bllokut, por ekspozuan dallimet në lirimin e parave të nevojshme për ta bërë këtë.
Këto reforma, varionin nga thellimi i tregut të vetëm të BE-së, dhe nxitja e më shumë kërkimeve, deri te krijimi i një tregu të unifikuar të energjisë.
Në sondazhin e EY, Franca kryesoi listën e investimeve të huaja, edhe pse numri i projekteve të investimeve ra me 5% – megjithëse ende krijon 4% më shumë vende pune, krahasuar me një vit më parë.
Britania e kaloi Gjermaninë, duke zënë vendin e dytë, me rritje prej 6% në projektet e FDI-ve në vitin 2023. Kjo erdhi pas një rënie të krahasueshme një vit më parë, mes shqetësimeve për pengesat tregtare dhe mungesat e fuqisë punëtore, të lidhura pjesërisht me Brexit.
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës goditi fort FDI-të në vendet kufitare: Rumania pati një rënie prej 13%, Finlanda 32%, Letonia 31% dhe Lituania 40%. / Reuters
E-Diaspora
-
Mësuesit e shkollave të diasporës, në Kuvendin e Kosovës Mësuesit e Shkollave Shqipe “Alba Life”, New York, në Kuvendin e Kosovës ...
-
Ardhja e mërgimtarëve, dy orë e gjysmë pritje te Dheu i Bardhë
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Zvicra, në prag të festimit të 733-vjetorit si shtet Zvicra feston më 1 gusht përvjetorin e pavarësisë...
-
Zvicër: Pushimet verore mbaruan, është koha e ‘kthimit në shkollë’
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it