CH-Ballkani
Bien investimet e huaja në Shqipëri
Sipas të dhënave nga INSTAT në vitin 2016 numri i bizneseve të huaja u pësoi rënie me 5%. Nga 5939 ndërmarrje te huaja që ishin aktive në vitin 2015, sipas INSTAT me 2016 rezultuan aktive vetëm 5637 ndërmarrje.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se 302 ndërmarrje të huaja kanë mbyllur aktivitetin e tyre në vitin 2016.
Më së shumti janë mbyllur bizneset me orgjinë greke, italiane dhe ato nga Kosova.
Në vitin 2015 numri i bizneseve të huaja në raport me 2014 u rrit me 16 %. Sipas aktivitetit ekonomik, 30% e ndërmarrjeve të huaja janë të përqendruara në sektorin e tregtisë dhe 30% të tjera në sektorin e shërbimeve dhe 20% janë në sektorin e industrisë.
Sic raporton Monitor, një tjetër arsye që ka ndikuar në mbylljen e kompanive të huaja në 2016-n është dhe pastrimi i regjistrave nga tatimet (subjektet që kishin më shumë se 12 muaj pa kryer aktivitet u kaluan si pasive), ku doli në pah që një pjesë e konsiderueshme e sipërmarrjeve italiane vetëm sa regjistronin aktivitetin në Shqipëri dhe më pas nuk kryenin asnjë veprim, një skemë e dyshuar kjo evazioni ose pastrimi parash nga kompanitë italiane.
Sipas INSTAT, ndërmarrjet e mëdha me pronarë apo bashkëpronarë të huaj ushtrojnë aktivitetin ekonomik kryesisht në: Call Center, Prodhim Veshje e Këpucë dhe Aktivitetet Bankare.
Ndërmarrjet e huaja janë përqendruar kryesisht në qarqet Tiranë dhe Durrës dhe rreth 77% prej tyre kanë vetëm nga 1-4 punëtorë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? Debati mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët po bëhet gjithnjë e më intensiv: a duhet... -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029 -
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027










