Lajme
Bien investimet kapitale, rriten shpenzimet
Të dhënat e Bankës Qendrore tregojnë se investimet kapitale në gjashtë mujorin e parë të këtij viti kanë shënuar rënie për 30 %, ndërsa shpenzimet janë ngritur për 34 %
Kriza politike që ka përfshirë Kosovën tash e pesë muaj po reflektohet dhe në çështjet buxhetore. Shpenzimet e dikastereve qeveritare, sipas raporteve bankare, po shkojnë jashtë parametrave që kanë parashikuar institucionet financiare në fillimit të këtij viti. Shpenzimet qeveritare për paga dhe mëditje thuhet se janë rritur për 34 për qind.
Siç raporton “Tribuna” qeveritarët nuk po kursejnë në luks, por e njëjta nuk po vlen kur është fjala për shpenzimet kapitale, të cilat do të ndikonin në rritjen e mirëqenies sociale.
Të dhënat e Bankës Qendrore tregojnë se investimet kapitale në gjashtë mujorin e parë të këtij viti kanë shënuar rënie për 30 për qind.
“Sa i përket shpenzimeve, gjatë gjysmës së parë të vitit 2014 të gjitha kategoritë shënuan rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, me përjashtim të shpenzimeve kapitale të cilat shënuan rënie”, thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Investimet kapitale, sipas të njëjtit raport, që në gjysmën e parë të vitit 2014 përfaqësuan rreth 21.9 për qind të gjithsej shpenzimeve krahasuar me 31.8 për qind në qershor 2013.
“Rënia e investimeve kapitale është mungesë e stabilitetit politik, i cili ndikon direkt edhe në shpenzimet e buxhetit”, deklaroi Lekë Musa, njohës i çështjeve ekonomike. Sipas tij, gjendja e tanishme politike ka krijuar një pasiguri të jashtëzakonshme në ekzekutimin e buxhetit.
Ndryshe, njohës të çështjeve financiare thonë se nëse nuk bëhet konstituimi i institucioneve deri më 1 nëntor, atëherë do të ketë probleme dhe vështirësi në miratimin e buxhetit për vitin 2015. Sipas tyre, kjo situatë politike e paqëndrueshme nuk siguron stabilitet makro-financiar në vend.
Ish-kryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Safete Hadërgjonaj, ka thënë se më 1 nëntor projektbuxheti për vitin 2015 duhet të jetë në Kuvend. Dhe sipas Hadërgjonajt, nëse kjo nuk ndodh, atëherë priten problemet dhe vështirësitë për shtetin.
“Më 1 nëntor projektbuxheti duhet të jetë në Kuvend, sepse më 30 tetor Qeveria e dorëzon atë dhe nëse nuk bëhet konstituimi i Kuvendit, atëherë do të ketë probleme dhe vështirësi në miratimin e buxhetit për vitin 2015”, ka thënë ajo për mediet kosovare.
Madje, Hadërgjonaj thotë se nuk do ta dëshironte që Kosova dhe qytetarët të vijnë deri të një situatë e tillë.
Labinot Hashani thotë se premtimet janë të mëdha dhe buxheti për vitin 2015 do të ketë ngarkesë edhe sigurimet shëndetësore të kosovarëve.
“Dihet Ligji i Sigurimeve Shëndetësore çfarë kosto ka, po ashtu u premtua rritja e pagave prej 25 % për mësimdhënësit, gjë që vështirë të realizohet”, ka thënë Hashani. Ende nuk dihet se sa do të jetë shuma e buxhetit për vitin 2015. Buxheti i vitit 2013 ka qenë 1 miliard e 586 milionë euro, përderisa i këtij viti ishte 1 miliard e 590 milionë euro.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











