Lajme
BIK-u preferon rrugën institucionale
Kryesia e Bashkësisë Islame shpreh gatishmërinë për respektimin e rrugës institucionale në zgjidhjen e çështjeve kontestuese
Bashkësia Islame e Kosovës, nëpërmjet një komunikate, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që ndërlidhen me realizimin e të drejtave fetare në vend, të cilat, siç thuhet, kanë të bëjnë me të drejtën e shkollimit në sistemin publik për nxënësit që bartin shaminë, futjen e edukatës fetare në shkolla, ndarjen e vendit për xhaminë në Prishtinë.
Në komunikatën e BIK-ut thuhet se kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës angazhohet që të realizohen të gjitha të drejtat e besimtarëve, e para së gjithash e drejta për shkollim, punësim, arsimim e vend dinjitoz për xhami.
“Konsiderojmë që këto të drejta janë legjitime dhe në bashkëpunim me institucionet e vendit do të gjejmë zgjidhje ligjore e kushtetuese”, ka thënë BIK-u.
Gjithashtu BIK-u, ka deklaruar se nuk mbështet dhe as që do të mbështesë “asnjë lloj proteste, manifestimi, qëndrimi a platforme politike, që është bërë dhe shfaqur kohëve të fundit”.
“Kryesia e Bashkësisë Islame shpreh gatishmërinë për respektimin e rrugës institucionale dhe jemi të bindur që institucionet tona me përgjegjësi do të kryejnë detyrat e veta”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e BIK-ut.
E-Diaspora
-
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni Doktoratë me sukses të lartë, Erjon Krasniqi nderohet nga institucionet japoneze... -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












