Tematike
Bilanc pozitiv i dialogut për integrim
"Pas katër vjet pune, partnerët e dialogut integrues “Arbeit- Chancen geben Chancen nutzen” (Puna – ofrimi i shanseve, shfrytëzimi i shanseve) e kanë nxjerrë një bilanc pozitiv për gjithë projektin"
Nga viti 2012 falë masave të ndryshme të marra, është arritur që të integrohen në tregun e punës rreth 2000 refugjatë më shumë. Kjo është bërë e mundur edhe në saje të faktit se federata dhe kantonet kanë bashkëpunuar në mënyrë të shtuar me ekonominë.
Pas katër vjet pune, partnerët e dialogut integrues “Arbeit- Chancen geben Chancen nutzen” (Puna – ofrimi i shanseve, shfrytëzimi i shanseve) e kanë nxjerrë një bilanc pozitiv për gjithë projektin, thuhet në një komunikatë të TAK. Me një dialog të tillë është synuar të bëhet shfrytëzimi më i mirë i potencialit të migrantëve në vendin e punës.
Ndër bartësit e këtij projekti të dialogut janë krahas Konferencës Tripartite e Aglomeracioneve (TAK) që është një platformë politike e federatës, kantoneve dhe qyteteve për një politikë të përbashkët të aglomeracioneve në Zvicër, pastaj punëdhënës të ndryshëm dhe organizata të punëmarrësve si dhe forume për migracion dhe refugjatë.
Një projekt i lancuar në kuadër të këtij dialogu ka qenë ai “Deutsch auf der Baustelle” (gjermanishtja në kantiere ndërtimi), shkruan albinfo.ch. Edhe përkundër faktit se në përditshmërinë e punës në ndërtimtari marrëveshja bëhet “me këmbë e duar”, shumë situata do të zgjidheshin më mirë nëse punëtorët e flasin një gjuhë të përbashkët.
Për të realizuar këtë, Federata e Punëdhënësve në ndërtimtari së bashku me partnerët socialë të punëtorëve në ndërtim, nga viti 2012 ka ofruar gjithsej 250 kurse të gjermanishtes dhe me këtë e kanë tejkaluar dukshëm planin që parashihte mbajtjen e 15 kurseve në disa kantone. Kurset e gjuhës u kanë shërbyer migrantëve jo vetëm në punë por edhe në përditshmëri, në kuadër të integrimit.
Partnerët e dialogut e konsiderojnë të realizuar synimin e intensifikimit të bashkëpunimit në mes të sektorit shtetëror dhe atij privat. Në fushën e gjuhës dhe arsimit janë plotësuar po ashtu shumica e synimeve si promovimi i gjuhës në vendin e punës në qasje me ekonominë, shkruan albinfo.ch. Për disa nga kantonet arritja e këtyre qëllimeve ka rezultuar më e vështirë.
Sa i përket fushës së tretë të aksionit, asaj për integrim në tregun e punës, sipas TAK është realizuar puna parapërgatitore vendimtare për heqjen e pengesave në integrim dhe janë dhënë propozimet përkatëse. Nëse kjo mund të jetësohet, varet nga rishikimi i ligjit për të huajt që është kompetencë e parlamentit.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













