Lajme
Bild: Afro 9 mijë hyrje të pautorizuara në Gjermani përmes Zvicrës
Është pesëfishuar numri i hyrjeve të pautorizuara mes dy shteteve
Gazeta gjermane Blid ka ndarë një shqetësim për numrin e hyrjeve të paautorizuara në Gjermani përmes Zvicrës, është pesëfishuar brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore, përcjell albinfo.ch.
Referuar statistikave që ka lëshuar gazeta, thuhet se nga gjysma e parë deri në gjysmën e dytë të vitit 2022, numri u rrit nga 1 610, në 8 862.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Unionit të Policisë Federale Gjermane (DPoIG), Heiko Teggatz (51), nuk i quajti të habitshëm numrat. “Refuzimet si në kufirin austriak nuk janë të mundshme te zviceranët”.
“Ministria Federale e Brendshme ende refuzon të regjistrojë kontrollet kufitare me Zvicrën në BE dhe qëllimisht po e zhvendos përgjegjësinë te shtetet dhe komunat federale”, u shpreh ai.
Ndërkohë shteti federal i Baden-Württemberg është veçanërisht i prekur nga hyrja e paligjshme përmes Zvicrës.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare









