E-Diaspora
BILD-i i shpëtoi nga lufta e Kosovës, ja ku gjenden tani dy motrat e famshme
Në vitin 1999, lotët e tyre prekën gjithë planetin. Fotografia e tyre u bë një simbol i luftës së egër të Kosovës.
Njëzet vite më parë, Albenita (22) humbi prindërit e saj – babai i vrarë nga ushtarët serbë, nëna e zhdukur! Kur fotografia e vajzës që qante (atëbotë trevjeçare) nga fshati Bukosh i Kosovës u përhap në tërë botën, më 7 prill 1999, gazetarët e BILD-it shkuan në kërkim të saj, informon Albinfo.ch.
Dhe ata e gjetën fëmijën në Shqipëri vetëm pak kohë më vonë! Atje, Albenita kishte ikur me motrën Albiona (atëbotë njëvjeçare) dhe gjyshen e saj. Me mbështetjen e organizatës humanitare të BILD-it, “Një zemër për fëmijë”, të tretë u sollën në Gjermani, më 10 prill.
Në Hamburg, motrat u pranua nga një familje, të pajisura me rroba të reja dhe shpresën për një jetë të qetë. BILD-i gjithashtu e ndihmoi Albenitën me letra me vlerë.
“Më kujtohet vetëm pak, por e di se nuk kisha frikë më në Gjermani pasi ishim të mirëpritura ngrohtësisht. U ndjeva shumë mirë “, thotë Albenita sot, kur BILD-i e vizitoi atë në shtëpinë e saj të re në Itali, njofton Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë













