Uncategorized
“Bild Zeitung”: ortek emigrantësh nga Kosova
Në edicionin e të dielës “Bild Zeitung”, i ka kushtuar ballinën temës së azilkërkuesve nga Kosova me titull: “Ortek azilkërkuesish nga Kosova”
Mediet gjermane raportuan sot për eksodin e kosovarëve për të migruar në Gjermani dhe në vendet tjera evropiane. Siç shkruan gazeta “Bild Zeitung”, pritet një “ortek” kosovarësh drejt këtij shteti, prandaj i rekomandohet autoriteteve në Berlin, që të marrin masa për kthimin e tyre në Kosovë.
Në edicionin e të dielës “Bild Zeitung”, i ka kushtuar ballinën temës së azilkërkuesve nga Kosova me titull: “Ortek azilkërkuesish nga Kosova”, dhe më pas vijon rrëfimi për atë sesi nga 500 kosovarë në ditë janë duke e lëshuar vendin e tyre me destinacionin kryesor Gjermaninë.
“Diplomantët kanë bërë thirrje për masa urgjente për t’i parandaluar emigrantët që të kërkojnë azil në shtetet e Evropës dhe sidomos Gjermani”, raporton kjo gazetë, citon gazeta elektronike “Blic” në Prishtinë.
Vetëm nga Prishtina, siç thuhet në raport, pothuajse çdo ditë nisen nga 500 persona me autobusë drejt Evropës. Dhe kjo sjell një mesatare prej 15.000 personash në muaj.
Një punëtor i Ambasadës gjermane ka shkuar në vend të ngjarjes dhe ka parë se autobusët janë plot, ka shtyrje për vende të lira dhe se trendi është duke shënuar rritje e cila do të shkojë në 25.000 deri në 30.000 kosovarë në muaj që do ta lëshojnë vendin.
Kjo sjell tek shifra që vetëm për këtë vit do të pritej që Kosovën ta lëshojnë rreth 300.000 kosovarë, që shënon një të gjashtën e popullatës së Kosovës.
Përfaqësia e shtetit gjerman në Prishtinë, sipas “Bild”, ka kërkuar që të gjithë të refuzuarit për azil të kenë me vete një dëshmi të tillë dhe se ata duhet të kthehen automatikisht në Kosovë. Është i nevojshëm një aksion efektiv në nivel federal dhe të landeve.
Sipas diplomatëve gjermanë në Kosovë, është përhapur tashmë që procedura për azil në Gjermani zgjat aq shumë sa që çdo azilkërkues ka të drejtë të merr ndihma sociale dhe kjo u sjell përllogaritjen që ia vlen të kërkohet azil në këtë vend. Diplomatët gjerman në Prishtinë, kërkojnë që procedurat për azil në Gjermani, të shkurtohen dukshëm sidomos për azilkërkuesit kosovarë.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 Falë skanerëve të rinj CT që po instalohen në aeroportin e Cyrihut, shishet e ujit dhe... -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur












