Lajme
Bill Gates nis investime në bujqësi
Bill Gates, që nga themelimi i Microsoft në vitin 1975, ka rritur paralelisht famën dhe pasurinë e tij.
Sot, filantropisti i njohur ka një objektiv të ri: tokën bujqësore. Kjo tregohet nga afro 250 000 hektarë tokë që ai ka blerë në 18 shtete të ndryshme të SHBA-së. Me këtë sasi, Bill Gates është tashmë pronari më i madh i tokës në Shtetet e Bashkuara, raporton cnn përcjell albinfo.ch.
“Grupi im i investimeve vendosi ta bëjë këtë gjë, por nuk është e lidhur me motin”, tha Bill Gates, i cili që nga viti 2013 ka zgjedhur bujqësinë për shkak të rritjes së vazhdueshme të vlerës në treg. Ndërmjet viteve 1940 dhe 2015 çmimi i tokës bujqësore është rritur 6 herë dhe prirja rritëse ka të ngjarë të vazhdojë në vitet e ardhshme.
Megjithatë, zotërimi i kaq shumë toke nuk ka ndryshuar praktikat e Bill Gates, i cili është qiradhënës tek fermerët profesionistë, të cilët vazhdojnë të bëjnë punën e tyre si më parë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Rasti tronditës me 15 fëmijë të abuzuar në çerdhet në Winterthur, kishte sinjale paralajmëruese prej kohësh Një punonjës i çerdheve në qytetet Winterthur dhe Bern në Zvicër dyshohet se ka abuzuar seksualisht... -
Ngjarjet që morën më shumë vëmendje këtë javë -
Tregu i sigurimeve kibernetike po rritet me shpejtësi -
Kantonet armatosen kundër përhapjes së opioideve të rrezikshme -
Fluturime të tjera do të anulohen në Zvicër të hënën dhe të martën











