Lajme
Bill Gates planifikon largimin nga lista e më të pasurve
Bill Gates ka vendosur të dhurojë 20 milionë dollarë nga pasuria personale drejt Fondacionit “Bill and Melinda Gates”, që ka rritur shpenzimet kohët e fundit për shkak të sfidave globale të shkaktuara nga pandemia dhe lufta në Ukrainë.
Fondacioni, që është një prej grupimeve filantropike më të mëdha në botë, parashikon të rrisë me 50% shpenzimet krahasuar me kohën para pandemisë, deri në 9 miliardë dollarë në vit, deri në vitin 2026.
Fondacioni është kryesisht i përqendruar te bamirësia dhe përmirësimi i shëndetit botëror, barazisë gjinore dhe arsimimit. Themeluesi i Microsoft dhe ish-bashkëshortja e tij janë zotuar që të dhurojnë një pjesë të mirë të pasurisë së tyre.
Çifti shpalli divorcin në vitin 2021, por të dy vendosën të drejtonin fondacionin bashkë të paktën për 2 vjet. Në fund të kësaj periudhe Melinda ka mundësinë që të tërhiqet dhe pasi të ketë marrë shpërblimin e duhur, të lërë Bill Gates në krye të fondacionit.
Me një pasuri që vlerësohet se është 114 miliardë dollarë, Bill Gates është njeriu i katërt më i pasur në botë, sipas “Bloomberg”. Shumica e të ardhurave të tij vijnë nga aksionet e Microsoft. Por ai nuk ka synime që të ngjitet më tej në renditje, apo të qëndrojë edhe shumë gjatë aty.
“Do të zbres disa shkallë dhe përfundimisht do të dal nga lista e njerëzve më të pasur të botës”, shkroi Gates në një blog të mërkurën. “Kam detyrimin që t’ia kthej shoqërisë resurset e mia, në mënyra që të kenë impaktin më të madh sa i përket përmirësimit të jetës. Shpresoj që edhe të tjerë, të cilët janë në pozita të tilla, të bëjnë të njëjtën gjë”, tha Gates.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane









