Lajme
“Bisedimet me strukturat paralele, shkelje e kushtetutës”, thotë Tërmkolli
Kjo deklaratë vjen pas deklarimit të udhëheqësit të zyrës së KE-së në Kosovë, Kjartan Bjornson se po bisedohet me palë të ndryshme
Bisedimet e ndërkombëtarëve dhe të qeverisë së Kosovës me strukturat paralele në veri, për çështjen e regjistrimit të popullsisë janë shkelje e kushtetutës, deklaroi anëtarja e kryesisë e AAK-së, Melihate Tërmkolli. Sipas saj, bisedat janë edhe pranim i strukturave paralele.
Kjo deklaratë e Tërmkollit, vjen pas deklarimit të udhëheqësit të zyrës ndërlidhëse të KE-së në Kosovë, Kjartan Bjornson se po bisedohet me palë të ndryshme, pa bërë të ditur se kush janë ato. Mungesa e vullnetit politik, shtoi Tërmkolli, po ndikon në mos zgjidhjen e çështjes së veriut, pasi sipas saj atje janë “një grusht kriminelësh, dhe situata do të zgjidhej për 2 orë.
Ndërsa shtyrjen e afatit të regjistrimit, Tërmkolli, e lidhi me kërkesën e kësaj partie të bërë para fillimit të procesit, për shtyrjen e procesit edhe për 3 ose 4 muaj, për tu përgatitur më mirë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025













