Kulturë

Mirush Kabashi

Aktor

Mbrëmë, në sallën e njohur të OKB-së, falë bashkëpunimit në mes të ambasadorit të Shqipërisë, Sejdi Qerimaj dhe të Greqisë, Georges J. Kaklikis, u shfaq pjesa teatrale «Apologjia e vërtetë e Sokratit» e interpretuar nga aktori i shquar, Mirush Kabashi.

Thuhet se disa shfaqje të zgjojnë ndjeshmërinë, e cila me kohën mbetët e strukur diku në pavetëdijen tonë. Në sallën e Teatrit të të Drejtave të Njeriut në Pallatin e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, një orë të tërë afro treqind veta dëgjuan në gjuhën shqipe vështrimet e Sokratit të shpalosura një nga një nga aktori i pazëvendësueshëm Mirush Kabashi.

Një turmë diplomatësh nga mbarë bota, por edhe nga viset shqiptare (ambasadorët Mehmet Elezi, Naim Malaj, si dhe konsulli i Gjenevës, Benjamin Nikoliqi) i ishin përgjigjur ftesës së ambasadorit të Shqipërisë, Sejdi Qerimaj (OKB).

Ata me plot kureshtje dhe admirim dëgjuan porositë e Sokratit në gjuhën shqipe, ndërsa shqiptarët e pranishëm thithnin me kureshtje jehonën e gjuhës shqipe, e cila mbretëroi për disa çaste në Pallatin e Paqes me rastin e 100- vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Me një performancë teatrale të pakontestueshme, Mirush Kabashi zgjati jetën e vargjeve të Sokratit, duke iu drejtuar klasës sunduese/politike të asaj dhe të kësaj kohe. Bota, tha ai, ndahet në dy pjesë: ata që urdhërojnë dhe ata që zbatojnë. Mos vallë ka ndryshuar disi që nga ajo kohë? Aktualiteti ndërkombëtar na shtyn të mendojmë se jo.

 Biografi e shkurt

  • Emri, MbiemriMirush Kabashi
  • Prejardhja:Shkodër-Shqipëri
  • Vendi ku vepron:Durrës-Shqipëri
  • Profesioni:Aktor

  WHO’S WHO të tjera