Lajme
Bisedimet Prishtinë-Beograd, në fillim të marsit në Bruksel
Bisedimet do të jenë të vështira, do të kenë rënie e ngritje dhe do të zgjatin aq sa të mund t'i zgjidhim problemet më të rëndësishme
Shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borislav Stefanoviq ka vlerësuar sot se bisedimet me Prishtinën do të jenë të vështira dhe mjaft të gjata, me batica dhe zbatica sa për t’i zgjidhur çështjet më të rëndësishme.
Sipas Stefanoviqit, bisedimet Prishtinë-Beograd mund të fillojnë në gjysmën e parë të marsit në Bruksel.
“Çdo çështje ka nivelin e lartë të vështirësisë për t’u zgjidhur dhe nuk duhet pasur pritje jorealiste. Ato do të jenë bisedime të vështira, që do të kenë rënie e ngritje dhe do të zgjatin aq sa të mund t’i zgjidhim problemet më të rëndësishme”, ka deklaruar Stefanoviq për mediat serbe.
Stefanoviq ka thënë se fillimisht do të shqyrtohen çështjet që më së shumti i rëndojnë njerëzit në Kosovë, siç janë çështjet e lirisë së lëvizjes, shfrytëzimi i telefonisë celulare, energjisë elektrike, targave të makinave dhe personave të zhdukur.
Duke komentuar emërimin e zëvendëskryeministres Edita Tahiri si shefe të ekipit të Kosovës, Stefanoviq ka thënë se ajo është negociatore me përvojë dhe prandaj pritet të jepet mundësia “për zbatimin e plotë të asaj që do të biem dakord”.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












