Lajme
Biserko: Serbia mobilizon rezervistët për luftë
Komiteti i Helsinkit në Beograd ka pranuar letrën e një mashkulli, i cili nga Ministria e Mbrojtjes kishte marrë ftesë për mobilizim
Komiteti i Helsinkit në Beograd thotë se kjo letër ishte ardresuar nga Ministria e Mbrojtjes më 5 shtator.
Kjo bëhet me qëllim të krijimit të njësive të kontingjentit rezervë në Pozharevc, në rast të luftës në Kosovë.
“Ky person përmes kërkimit në internet, por edhe nga kontaktet, ka kuptuar se bëhet fjalë për formimin e njësive të kontingjentit të rezervistëve në Pozharevc në rast të luftës”, ka deklaruar pë gazetën e Beogradit “Danas”, Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut.
Sipas fjalëve të saj, mashkulli, identitetin e të cilit Biserko e mbron, në letër ka theksuar se nuk dëshiron të shkoj në njësitë e rezervistëve, pasi që me interes e ka të realizoj të drejtat e veta njerëzore dhe të mos bartë armë me asnjë kusht.
Në letrën, të cilën e kanë parë gazetarët e kësaj gazete , ai ka theksuar se i frikësohet gjobës, apo dënimit me burg, nëse nuk i përgjigjet ftesës.“Shteti, i cili deri më tani, kur kam 31 vjet dhe planifikoj familje, nuk më ka ofruar asnjë kusht për jetë normale tash ka guximin dhe më fton në njësitë rezervë në rast lufte. Krahas kësaj kërcënon me dënime. Nuk di, më kap frika dhe mllefi”, thuhet në letër.
Po ashtu është theksuar se ky person i është drejtuar edhe Zyrës së OKB për të drejtat e njeriut, por edhe Qendrës për aksion kundër luftës në Beograd. Ministria e Mbrojtjes se Serbisë, për këtë rast ende po heshtë.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











