Kosova
Bislimi e Petkoviqi takohen sot në Bruksel
Sot, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi, përkatësisht Petar Petkoviq, do të takohen në Bruksel për të vazhduar diskutimet për të gjetur zgjidhje për formën e dërgimit të mbështetjes financiare për komunitetin serb, brenda Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), përcjell albinfo.ch.
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se sot në Bruksel do të diskutohet për dinarin.
Bislimi e Petkoviqi u takuan në Bruksel më 25 mars, por nuk gjetën zgjidhje për dinarin.
Serbia po kërkon nga Kosova që të shtyjë zbatimin e vendimit të BQK-së, kurse Kosova po këmbëngul se është në të drejtën e saj.
Kosova i ka dorëzuar propozimet për dinarin gjatë takimeve në kryeqytetin belg. Qeveria ka thënë se propozimet janë në linjë me Rregulloren e BQK-së.
Lajçak është shprehur optimist se në këtë takim do të ketë zgjidhje për këtë çështje.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën Zvicra regjistroi 554,963 vepra penale në vitin 2025, një rënie prej 1.5% krahasuar me vitin e... -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve













