Lajme
Bizneset kërkojnë përmirësim të ambientit për biznes
Përfaqësuesit e biznesit në Kosovë janë shprehur të paknaqur ne reformën dhe në përmirësimin e ambientit e të bërit biznes
Sipas tyre reforma nuk ka ndikuar në përmirësimin e ambientit të biznesit në Kosovë.
Ata janë shprehur të pakënaqur me punën e bërë deri më tash nga Qeveria në përmirësimin e ambientit të biznesit.
Gjithashtu kërkojnë implementimin e këtyre reformave, ata thonë se duhet bërë reforma të reja më atraktive që do t’i joshnin bizneset e huaja, por edhe ato vendore që të investojnë në Kosovë, raporton Koha Ditore.
“Deri më tash kemi pasur disa ndryshime, por jo të nevojshme. Qeveria duhet bëjë reforma në ambientin e biznesit që janë shumë më të mira, më interesante dhe atraktive për joshjen e bizneseve”, thotë Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e Biznesit.
Sipas tij, gjatë vitit 2011, me gjithë reformat e bëra, janë mbyllur shumë biznese dhe pak investitorë të huaj kanë investuar në Kosovë.
Në qershor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës themeloi Task forcën e të bërit biznes, të udhëhequr nga MTI-ja, me qëllim të mbikëqyrjes së reformave për përmirësimin e ambientit të biznesit. Po ashtu është themeluar Nëngrupi punues për fillimin e biznesit. Janë aprovuar ligjet për shoqëritë tregtare dhe për tregtinë e brendshme.
“Këto ligje mundësuan që regjistrimi i bizneseve në Kosovë të thjeshtëzohet dhe përshpejtohet duke eliminuar kapitalin fillestar për kompanitë me përgjegjësi të kufizuar, duke reduktuar kapitalin fillestar për kompanitë aksionare prej 25 mijë euro në 10 mijë euro dhe duke eliminuar lejen e punës për të cilën kërkoheshin 30 ditë”, ka thënë Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.
Ministria e Tregtisë ka të miratuar Planin e zhvillimit strategjik 2012 – 2014 ku janë paraparë objektivat e MTI-së mbi zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në periudhën afatmesme, shkruan Koha Ditore.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025













