Lajme
Bizneset kosovare, gati të bëjnë mall në Serbi
Biznesmenët kosovarë po u kthehen lidhjeve afariste me kompanitë serbe që i ndërprenë nga 25 korriku, kur u vendosën masat reciproke.
Pronari i kompanisë “Elkos”, Ramiz Kelmendi, I ka thënë të përdishmes Express se do ta vazhdojë bashkëpunimin me afaristët në shtetin fqinj. Por, sipas tij, tash e tutje situata do të jetë më ndryshe.
Periudha sa zgjatën këto masa reciproke duket se ka ndikuar që të bie kërkesa e qytetarëve për produkte nga Serbia.
“Ne nuk do të importojmë më asnjë produkt nëse ndonjë prodhues vendor ka potencial ta mbulojë tregun me produkte të njëjta. Kompania jonë është e gatshme ta flijojë atë pjesë të tregut për të përkrahur prodhimin vendor”, ka thënë Kelmendi.
Ai tregon se në dyqanet e ETC-së është rritur në masë të madhe konsumi i prodhimeve vendëse. Nga 35 milionë euro sa ishte qarkullimi për këto produkte vjet në këtë periudhë, sivjet Kelmendi tregon se ka pasur qarkullim 50 milionë euro.
Përfaqësuesit e biznesit pranojnë se me heqjen e masave reciproke do të ketë invazion të prodhimeve serbe, por nuk besojnë se ato do të konsumohen pasi qytetarët kanë arritur një nivel të lartë për konsum të prodhimeve vendëse.
Kreu i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ka deklaruar se do të jenë disa produkte që qytetarët edhe më tutje do t’i kenë nëpër shtëpitë e tyre, por pohon se kanë diskutuar me bizneset anëtare sa më shumë t’i shmangen importit të këtyre produkteve.
Thirrje për të braktisur mallrat nga Serbia u ka bërë bizneseve dhe qytetarëve edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërgjaliu.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih










