Kosova
Bizneset në Kosovë të shqetësuara për situatën në veri, frikë nga ikja e investitorëve
Kriza në veri të vendit, vazhdon të jetë problematike për bizneset në Kosovës. Krahas shqetësimit me import e eksport, imazh të keq i jep për investitorë që duan të investojnë në Kosovë.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, situatën në veri e quan kancer dhe zonë të rrezikshme për Ballkanin Perëndimor. Ai thotë se kriza atje është peng i politikave të gabuara dhe imazh për Kosovën në arenën ndërkombëtare. “Realisht veriu i Kosovës është bërë kanceri dhe zona më e rrezikshme në Ballkan sa i përket imazhit, investimeve dhe integrimit të Kosovës. Është peng i politikave të gabuara vendore e ndërkombëtare dhe këtë po e vuan edhe ekonomia, për shkak se gazetat më prestigjioze botërore e kanë përcjellë ngjarjen e veriut e sidomos ato skenat të cilët pamëshirshëm sulmohen ushtarët paqeruajtës të KFOR-it”, tha ai për ekonomiaonline.
Kjo sipas Shahinit, dërgon një imazh të keq për vendin, sepse atje nuk ekziston sovraniteti i Kosovës, ku mbikëqyrjen nuk e kanë institucionet e Kosovës, por institucionet legale dhe kriminale të vendeve të ndryshme në krye me Serbinë.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike











