Kosova
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës”
Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova, Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare ka vazhduar vizitat në terren tek disa kompani të suksesshme në Kosovë të cilat tregun kryesor të shitjes e kanë në Evropë, kryesisht në Zvicër, Austri dhe Gjermani.
Dita e parë është përmbyllur me një vizitë tek shtëpia modulare “Shtëpia e Kosovës” e cila është ndërtuar si një projekt nga 15 kompani kosovare, nën udhëheqjen e ekipit të “Prefab Kosova”, shkruan albinfo.at
Drejtoresha ekzekutive e “Prefab Kosova”, Sytrime Dervisholli, përshëndeti bizneset e diasporës dhe falënderoi të pranishmit për përkrahjen, duke thënë se është kënaqësi e veçantë të prezantojë “Shtëpinë e Kosovës“ pranë afaristëve të diasporës.
Interesimi për shtëpitë modulare ishte mjaft i madh.
Vizitat më pas kanë vazhduar gjatë gjithë ditës së sotme tek kompania softwerike “Quantix” në Prishtinë, tek kompania “Eurofruti” në Mramor si dhe tek kompania “Eurometal” në Ferizaj.
Gjatë këtyre vizitave pjesëmarrësit nga diaspora kishin për qëllim të nxisin shkëmbimin e praktikave të mira dhe të fuqizojnë lidhjet mes bizneseve vendase dhe atyre të diasporës, njofton albinfo.at
Bëhet e ditur se mbyllja e manifestimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare do të mbyllet sonte me një darkë të përbashkët mes bizneseve të diasporës dhe atyre vendase.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?














