Integrimi
Biznesmeni shqiptar, turne futbolli për të ndihmuar distrofistët
Në këtë turne janë grumbulluar 3250 euro. Deri tash Xhelil dhe Sami Musa kanë dhuruar 175 mijë euro për ndihmë kundër distrofisë
3250 euro janë grumbulluar nga shitja e biletave dhe donacionet që u dhanë në turneun e tretë “Musa-Pokal” që u mbajt në Hamburg. E gjithë shuma, ashtu sikurse edhe viteve të kaluara, do t`i dhurohet shoqatës gjermane të distrofisë muskulore, shkruan elbe.wochenblatt.de.
Në turne kanë marrë pjesë 12 klube dhe në fund, fitues dolën Juniorët A të MTV Treubund Lüneburg. Ata, në ndeshjen finale e mundën ekipin “Musa and Friends” në mënyrë shumë bindëse, 5:0, transmeton albinfo.ch. Këtë e arritën përkundër faktit se për ekipin “Musa…” luanin mjaft ish lojtarë të njohur profesionistë si Marcell Jansen, Andre Golke, Altin Lala po edhe ish Kampioni Evropian i Boksit Luan Krasniqi.
Edhe vitin e ardhshëm do të zhvillohet turneu “Musa Cup”, thonë Sami dhe Xhelil Musa. Deri tash këta dy zotërinj kanë dhuruar 175 mijë euro për ndihmë kundër distrofisë.
Xhelil Musa është një afarist i suksesshëm shqiptar nga Kosova, i cili jeton në Gjermani që nga vitet `70. Ai është i njohur për veprimtari humanitare dhe për mbështetje të sportit. Nga viti 1997 ka themeluar klubin futbollistik “FC Musa 97”. Xhelil Musa njihet edhe si mbështetës financiar i Kombëtares Shqiptare të futbollit, për çfarë dhe është dekoruar nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani me urdhrin “Nënë Tereza”.
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











