Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Një vit të mbarë shkollor në gjuhën shqipe! Janë me dhjetëra e qindra ata që ecin me krenari në gjurmët e prindërve të tyre,...
-
Romani “ë” i autores Jehonë Kicaj nominohet për Çmimin Gjerman të Librit 2025
-
Kompania e autobusit të aksidentuar: Vetëm tre persona të lënduar në Gjermani
-
Po afron gala e pestë e çmimeve swissalbs Award Gala Night 2025
-
Zvicra pret Kosovën në Bazel më 5 shtator 2025
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Pas valës së të nxehtit, shira të bollshëm Ndryshimi nga i nxehti dhe i thatë në më të freskët dhe të lagësht ishte mjaft...
-
Kantoni zviceran nuk gjen asnjë shenjë të viruseve tropikale te mushkonjat
-
Një kredi prej 20 milionë eurosh për ata që duan të largohen nga Brienz
-
Lajm i keq për pronarët e makinave elektrike në Zvicër
-
Deficiti i fondit të pensioneve të Zvicrës ka të ngjarë të jetë më i vogël se sa pritej