Shkurt.ch
Blattmann: nevojitet një debat mbi rolin e ushtrisë
Është i domosdoshëm një konsensus i qëndrueshëm lidhur me orientimin e politikës së sigurisë në të ardhmen, ka thënë Blattmann
Shefi i armatës zvicerane Andrè Blattmann ka apeluar për një debat urgjent mbi sigurinë në Zvicër. “Duhet të bëhet e qartë se sa siguri i nevojitet popullit dhe se cila është vlera e kësaj sigurie” ka thënë Blattmann në fjalimin e manifestimit vjetor Ustertag në qytetin Uster .
Siguria është e domosdoshme, për tu bërë e mundur mirëqenia dhe suksesi ekonomik edhe në të ardhmen. Ndërsa ajo që e mundëson këtë siguri është ushtria, ka thënë më tutje shefi i ushtrisë zvicerane.
Sipas tij, nevojitet një konsensus i qëndrueshëm lidhur me orientimin e politikës së sigurisë në të ardhmen.
Detyrat e ushtrisë kanë ndryshuar. “Sot nuk bëhet më fjalë për `luftën e madhe atdhetare`, por megjithatë duhet që të mbahet në gjendje gatishmërie një bërthamë kompetente për mbrojtje nga një sulm ushtarak”, ka thënë Andè Blattmann, komandant korpusi, njeriu i parë i ushtrisë zvicerane.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten












