Lajme
“Blej shqip” edhe në Tiranë
Panairi “Blej shqip” organizohet vetëm një herë në vit dhe është rast i mirë që tregtarët shqiptarë të kenë mundësi që të dalin dhe të promovojnë produktet e tyre.
Panairi “Blej shqip”, është një nismë që vjen nga Kosova dhe ka tre vjet që u është bashkuar edhe produkteve të Shqipërisë. Ai synon bashkimin e të gjitha produkteve me origjinë shqiptare dhe së shpejti do të fillojë të operojë edhe në Maqedoni. Panairi është organizuar nga Bashkia e Tiranës me rastin e 99-të vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Gjatë ditës së hënë panairin “Blej shqip” e ka vizituar edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Berisha vlerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës për të promovuar produktet shqiptare. Ai i ftoi të gjithë shqiptarët t`i shijojnë ato.
“Hapja e panairit bën të mundur që shqiptarët të provojnë të gjitha delikatesat që prodhon kjo tokë. Nuk ka se si të mungoja në këtë panair për të blerë” ka theksuar Berisha.
Panairi “Blej shqip” sipas organizatorëve ka si synim promovimin e produkteve shqiptare në treg dhe nxitjen dhe përdorimin e tyre nga qytetarët, për të dhënë impaktin e saj në terma afatgjatë edhe në ekonominë shqiptare duke mbështetur drejtpërdrejt biznesin vendas.
Pjesëmarrëse në panairin, ndryshe të quajtur edhe “Panairi i Pavarësisë”, janë kompani shqiptare si dhe artizanale me punime dore tradicionale shqiptare. Pjesëmarrësit janë nga thuajse të gjitha trevat e banuara me shqiptarë.
“Projekti ‘Blej shqip’ ka karakter sensibilizues ndaj konsumatorit shqiptar dhe njëkohësisht karakter promovues të produkteve shqiptare. Ai synon që të shërbejë edhe si një urë tjetër lidhëse midis sipërmarrjes shqiptare dhe konsumatorit shqiptar, për përfitimin e ndërsjellë të tyre dhe të mbarë shoqërisë shqiptare”, thonë organizatorët nëpërmjet një kumtese për media.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje Ai kishte kërcënuar me sulm në Festivalin e Këngës Eurovision në Bazel dhe ishte identifikuar si... -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026











