Lajme
Blerja e veturave luksoze prioritete të disa ministrave
Më mirë vetura luksoze, sesa investime kapitale. Kështu kanë vendosur disa ministri të Qeverisë së Kosovës, me aprovim të kryeministrit Hashim Thaçi, që qindra mijëra euro të planifikuara në fillim të vitit për shpenzime kapitale në vend, t’i zëvendësojnë me blerje të veturave, shkruan Zëri.
Disa ministra, siç është ai i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi, 50 mijë euro të parapara për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, në kuadër të projektit “Turizmi Kulturor i Kosovës” ka vendosur t’i rialokojë në blerje të veturës, shkruan Zëri.
Ndërsa ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka hequr dorë nga blerja e pajisjeve teknologjike në vlerë prej 60 mijë euro, duke i dhënë përparësi kështu blerjes së veturave për administratë.
Edhe Ministria e Integrimeve Evropiane do t’i shpenzojë për blerje të veturave 70 mijë euro, të cilat më herët kanë qenë të planifikuara në programin e administratës qendrore.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në krye të së cilës është Besim Beqaj, 110 mijë euro nga kategoria ekonomike e mallrave dhe shërbimeve do t’i transferojë në llogarinë ekonomike të shpenzimeve kapitale për projektin “blerje e veturave”.
Ministrisë së Diasporës, që udhëhiqet nga Ibrahim Makolli, do t’i reduktohen 190 mijë euro nga programi i administratës nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve, të cilat do të transferohen në kategorinë e shpenzimeve kapitale në projektin “blerje e veturave”.
Sipas kësja gazete, ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në vend kritikojnë ashpër ekzekutivin e vendit në lidhje me shpenzimet astronomike, siç thonë ata, për luks.
Sipas tyre, në fillim të mandatit të parë si kryeministër, Hashim Thaçi kishte premtuar uljen e shpenzimeve të luksit, duke i zëvendësuar ato me investime kapitale. Por, kjo ka dëshmuar të kundërtën gjatë mandatit të kësaj qeverie, thonë ata.
Të kundërtën e ka bërë Kuvendi i Kosovës. Ky institucion, që udhëhiqet nga Jakup Krasniqi ka vendosur që me 130 mijë euro të planifikuara për blerje të veturave për nevoja të këtij institucioni, t’i rialokojë në projektin “renovimi i zyrave dhe sallave të aneksit”.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












