Fun
Blerta, vajza e kurorave
Blerta Dobërlluka jeton në Vjenë dhe ka pasion pjesëmarrjen në garat e bukurisë Vetëm në spektaklin “Miss Pavarësia 2015” ajo fitoi katër çmime dhe dy kurora
Mund të quhet lirisht vajza e kurorave. Me vetëm 19 vjeçe Blerta Dobërlluka ka mbushur vitrinën e saj me çmime të bukurisë. Vetëm në spektaklin e “Miss Pavarësia 2015” ajo fitoi katër çmime dhe dy kurora, ndërsa në vitin 2012 ishte shpallur edhe “Miss Universi shqiptar” në Zvicër. Mitrovicasja e cila jeton në Austri nuk do të ndalet me kaq. Ajo pret që në garat e ardhshme të fitojë edhe shumë çmime të tjera.
Dëshira për të fituar eksperiencë më të madhe në garat e bukurisë por edhe për të qenë në Kosovë në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, bëri që Blerta Dobërlluka të merrte rrugën nga Austria për të qenë pjesë e spektaklit “Miss Pavarësia 2015” e organizuar nga Shoqata e Manekineve “Freedom” nga Prizreni. Dhe, ky udhëtim bukuroshës me prejardhje nga Mitrovica nuk i shkoi huq. Në këtë spektakël ajo shndriti duke fituar plot katër çmime: “Miss Freedom of Austria”, “Miss Liberty of Kosova”, “Miss miqësia” dhe përcjellësja e parë e “Miss Pavarësia 2015”.
“Nuk kam pritur që të fitoj katër tituj dhe dy kurora. Kjo është një mrekulli. Jam shumë e lumtur”, ka thënë për “albinfo.ch” 19 vjeçarja Dobërlluka.
- Do të përfaqësojë Austrinë në “Miss Freedom of the World”
Pas këtij triumfi, Blerta pritet të marrë pjesë në garën e bukurisë “Miss Freedom of the World” që do të mbahet në Kosovë nga 15 deri më 31 gusht të këtij viti dhe në të do të përfaqësojë shtetin e Austrisë.
“Në Austri punoj për dy agjenci të modës ku marr pjesë në sfilata, fotosesione apo edhe promocione të ndryshme. Në gusht do të përfaqësoj Austrinë në “Miss Freedom of the World” dhe shpresoj që edhe aty të fitoj ndonjë çmim”, ka thënë ajo duke shtuar se në karrierën e saj ajo ka edhe një çmim tjetër të fituar “Miss Universi shqiptar” të mbajtur në vitin 2012 në Zvicër.
Jashtë fushës së modës dhe spektakleve të bukurisë, Blerta është një vajzë e thjeshtë dhe shumë miqësore. Ajo studion për juridik ndërsa ndihmon familjen edhe në menaxhimin e biznesit familjar.
Si person është shumë e durueshme ndërsa pika më e fortë e saj thotë se është karakteri.
- Kundër fotove nudo dhe ndërhyrjeve estetike kirurgjike
Është kundër fotografimit nudo: “Jam tërësisht kundër fotografimit nudo. Nuk më pëlqen kur shoh femra shqiptare nudo në fotografi apo në videoklipe, edhe pse është zgjedhje e tyre. Për mua, i rëndësishëm është karakteri e jo shitja e trupit”, ka thënë Blerta.
Në trupin e saj Dobërlluka thotë se nuk ka asnjë ndërhyrje kirurgjike. “Nuk i preferoj dhe gjithashtu nuk i lejohet një femre miss të këtë operacione plastike. Jam e lumtur me pamjen dhe bukurinë që ma ka dhuruar Zoti”, shprehet ajo.
Blerta viziton shpesh Kosovën. I pëlqen rinia, shoqëria, atmosfera por edhe traditat. “Jeta në Kosovë ka lezet”, pohon Doberlluka duke shtuar se gjëja e vetme që i pengon është varfëria.
Sipas saj djemtë në Kosovë janë shumë me humor dhe të kulturuar, por ende asnjë mashkull nuk ka arrit t`ia fitojë zemrën. “Deri më sot askush nuk më ka rrëmbyer zemrën. Ka kohë edhe për ato gjëra. Kemi plane të tjera”, nënvizon bukuroshja shqiptare.
Në planet e Blertës për të ardhmen janë vazhdimi i shkollimit, synimi i titujve të tjerë të bukurisë dhe pas një kohë krijimi i një familje!
Ende “single”
Djemtë në Kosovë janë shumë me humor dhe të kulturuar, por ende asnjë mashkull nuk ka arrit t`ia fitojë zemrën. “Deri më sot askush nuk më ka rrëmbyer zemrën. Ka kohë edhe për ato gjëra. Kemi plane të tjera”, nënvizon bukuroshja shqiptare.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 Orari i ri i trenave të Zvicrës për vitin 2026 hyn në fuqi më 14 dhjetor.... -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet

















