Lajme
Bleu të gjitha biletat për të qenë vetëm me gruan në aeroplan
Një burrë i pasur indonezian, i cili ndau fotografi nga një aeroplan ku ai dhe gruaja e tij ishin pasagjerët e vetëm, tha se ai i bleu të gjitha biletat që ishin në dispozicion për fluturim për të parandaluar ekspozimin ndaj COVID-19.
Richard Muljadi, një person i famshëm për stilin e tij ekstravagant të jetës, postoi një seri fotosh në Instagram, të cilat tregojnë se ai dhe gruaja e tij ishin vetëm duke udhëtuar nga Xhakarta në Bali.
Muljadi tha se bleu shumë bileta për fluturimin, sepse ai dhe gruaja e tij, Shalvynne Chang, ishin ‘super paranoikë’ për t’u ekspozuar ndaj COVID-19.
Ai nuk e bëri të ditur se sa pagoi për të qenë i vetëm në aeroplan, por shkroi se shuma ishte më e lirë se sa në një avion privat.
Kompania tha se Muljadi kishte rezervuar vetëm dy bileta në emrin e tij, por ishte e paqartë nëse ai kishte blerë bileta të tjera në një rezervim të veçantë, shkruan Upi, transmeton Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











