Sport
Fanella e Zvicrës e para, e Shqipërisë e dyta
Në këtë sondazh kanë marrë pjesë mbi 18 mijë votues, që natyrisht se kanë zgjedhur fanellën e Zvicrës si më të mirën me 3755 vota, derisa në vendin e dytë ndodhet Shqipëria me rreth një mijë vota më pak
E përditshmja zvicerane “Blick” ka bërë një sondazh për fanellat e kombëtareve që po marrin pjesë, se kush i ka më të bukurat, përcjell albinfo.ch.
Në këtë sondazh kanë marrë pjesë mbi 18 mijë votues, që natyrisht se kanë zgjedhur fanellën e Zvicrës si më të mirën me 3755 vota, derisa në vendin e dytë ndodhet Shqipëria me rreth një mijë vota më pak.
Së treti sipas këtij sondazhi është Italia, derisa Rumania është në vendin e fundit me 112 vota. Zviceranët ditë më parë ishin të alarmuar për numrin e fanellave kuqezi që po shiten në këtë shtet, madje më shumë se të tyre.
Shqipëria për herë të parë po merr pjesë në një Kampionat Evropian, derisa ndeshjen e parë do ta ketë ndaj Zvicër më 11 qershor në Lens.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













