Sport
“Blick” frymëzohet nga Albinfo.ch
Albinfo.ch të martën ka publikuar një shkrim që ka ngjallur kurreshtjen e medieve zvicerane, para fillimit të Kampionatit Evropian në Francë. Ky shkrim është shkruar në kuadër të një bashkëpunimi gjatë tërë Evropianit “Franca 2016” me të përditshmen prestigjioze “Le Temps”.
Shkrimi i Albinfo.ch, i botuar në gjermanisht, në frengjisht dhe në shqip, e ka shtjelluar simbolikën që përmbajnë emrat e futbollistëve shqiptarë, të cilët luajnë për Përfaqësuesen e Zvicrës, por edhe të atyre lojtarëve që kanë shtetësi zvicerane dhe që luajnë për Shqipërinë.
Në këtë shkrim special është treguar për domethënien e emrave të lojtarëve shqiptarë në Kombëtaren e Zvicrës si të Valon Behramit, Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës apo të atyre që kanë kaluar kah Zvicra dhe që luajnë për Kuqezinjtë si Arlind Ajetin, Amir Abrashin, Burim Kukelin e Shkëlzen Gashi.
Autorja e shkrimit, Vera Kika, veh në pah simbolikën, zanafillën si dhe jep detaje metaforike të emrave në fjalë, me qëlim që t`i mundësojë publikut zviceran të kuptojë më mirë se çfarë simbolizojnë emrat në fjalë.
Ndërkohë, ky shkrim, që është botuar po ashtu edhe në “Le Temps”, duket se ka motivuar edhe të përditshmen më të madhe zvicerane “Blick”, që të bëjë një shkrim të ngjashëm, ose më mirë thëne identik, duke treguar për kuptimin e emrave të futbollistëve shqiptarë.
“Shpresojmë që të shtunën ‘municioni’ (Xherdan Shaqiri) është i vërtetë, që ‘lulja’ (Blerim Xhemaili) të lulëzojë, flamuri zviceran të ‘valojë’ (Valon Behrami) dhe që Mehmedi të shkëlqejë”, shkruan “Blick”, ndërsa shkrim të njëjtë ka bërë edhe “Blick am Abend”, duke u inspiruar nga platforma albinfo.ch, që është zëri i shqiptarëve të diasporës në Zvicër.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais












