Uncategorized
Blick: Petkoviq duhet të largohet nga ‘Nati’
Yjet e tij Xhaka dhe Shaqiri shkëlqyen kundër Serbisë, por kjo mungoi gjatë përballjes kundër Kosta Rikës dhe veçanërisht kundër Suedisë. Mentalisht dukeshin të lodhur dhe kjo ndikoi edhe të bashkëlojtarët e tij.
Vladimir Petkoviq administroi mjaft mirë zëvendësimin e ish trajnerit helvet Ottmar Hitzfeld. Ai stabilizoi kombëtaren në nivele të larta. Zvicra në kohën e tij është kualifikuar në kampionatet europiane dhe botërore.
Por ai ka dështuar që të zhvillojë dhe ta çojë më lartë kombëtaren helvete, duke u përjashtuar menjëherë pas fazës së grupeve, siç ndodhi kundër Polonisë në KE si dhe kundër Argjentinës dhe Suedisë në KB.
“Në lojët vendimtare, futbollistët e tij dukeshin emocional dhe të frikësuar. Në lojën kundër Suedisë ai nuk kishte receptë,” shkruan blick, përcjell albinfo.ch.
Yjet e tij Xhaka dhe Shaqiri shkëlqyen kundër Serbisë, por kjo mungoi gjatë përballjes kundër Kosta Rikës dhe veçanërisht kundër Suedisë. Mentalisht dukeshin të lodhur dhe kjo ndikoi edhe te bashkëlojtarët e tij.
Kjo është një analizë e të përditshmes zvicerane, që tregon se është shqetësuese nëse Petkoviq do vijojë me udhëheqjen e ‘Nati’.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të sjellë robotë autonomë për pastrimin e rrugëve Një rrjet i gjerë mikro-robotësh me inteligjencë artificiale mund të vendoset së shpejti në qytetet zvicerane,... -
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore












