Shqipëria
Bllokohen të gjitha fluturimet në aeroportin e Tiranës
Të mërkurën në Shqipëri janë bllokuar të gjitha fluturimet në aeroportin e Rinasit, deri të enjten në orën 10:00.
Ky bllokim është shkaktuar pas dështimit të negociatave mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë me kompaninë “Albcontroll”, që menaxhon kontrollin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Shkak i kësaj është greva e 68 kontrollorëve të “Albcontrol”, të cilët protestojnë për kushtet e punës dhe uljen e pagave.
Ministrja Belinda Balluku tha se kjo protestë ka ardhur për shkak se punonjësve u janë ulur të ardhurat gjatë vitit 2020, sepse për shkak të pandemisë janë ulur fluturimet për 57 për qind.
“Albcontrol nuk ka lidhje financiare me shtetin shqiptar dhe në fund të vitit financiar nuk duhet të kenë fitim. Disa prej rrogave arrijnë në 4,440 dollarë, dhe për shkak të uljes së fluturimeve, u është ulur në 2,400 dollarë. Kompania nuk ka depozita për t’u dhënë atyre para. Dhe duhet ta kenë të qartë që po punohet me 43 për qind të trafikut ajror. Por, kontrollorët duan të kenë paratë që janë mësuar të kenë, sepse është niveli i jetesës që kanë. Pra nëse nuk kanë 4,000 dollarë në dispozicion, stresohen dhe nuk punojnë dot”, tha Balluku.
Ajo bëri të ditur se Albcontrol është e vetmja kompani që ofron këtë shërbim, në kushtet e monopolit. Sipas saj, greva e punëtorëve të kontrollit në aeroport është e jashtëligjshme, pasi nuk mund të ushtrohet në shërbime të rëndësisë jetike.
“A duhet të kapet vendi peng sot nga disa persona që janë të stresuar me pagën 2,490 dollarë dhe nëse nuk ia bëjnë 4,400 dollarë, ata do të mbajnë vendin peng?”, tha ajo.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook reagoi duke thënë se është i shqetësuar nga gjendja e krijuar dhe se ndërprerja e punës nuk është zgjidhje dhe se siguria e hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë është çështje e sigurisë kombëtare.
Ai po ashtu u ka bërë thirrje Qeverisë dhe organeve drejtuese të “Albcontrol” që të vlerësojnë me kujdes kërkesat e kontrollorëve.
“Qeveria dhe Organet Drejtuese të ‘Albcontrol’, duhet të vlerësojnë me seriozitet dhe shumë kujdes kërkesat e kontrollorëve, qëndrimet zyrtare që ATCEUC-Kontrolluesit e Trafikut Ajror dhe Koordinimit të Bashkimit Europian, për gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë, duke iu referuar praktikave më të mira të vendeve fqinje, për trajtimin e kontrollorëve të trafikut ajror në këtë kohë krize globale të shkaktuar nga COVID-19, ku para së gjithash primare duhet të jetë garantimi i sigurisë së fluturimeve në hapësirën ajrore shqiptare”, shkruan presidenti Meta.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











