Jeta në Zvicër
Bllokohet tuneli në Zvicër, shtetasi francez kërcënon me “granatë”
Mëngjesin e së mërkurës, një veturë në avari ka mbetur në korsinë e autostradës zvicerane A3, në drejtim të Cyrihut, në tunelin e Bözbergut. Përmes policisë, vozitësi ka pohuar se në veturë me vete ka një granatë. Megjithatë, tashmë policia e ka qetësuar situatën.
Një vozitës, i cili me veturën e tij e ka bllokuar tunelin e Bözbergut përkohësisht, përmes policisë zvicerane ka pohuar se ka një “granatë” me vete në veturë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Për shkaqe sigurie, policia e ka bllokuar tunelin në të dy drejtimet, duke e kontrolluar veturën me një qen nuhatës të rojës kufitare zvicerane.
Sipas një komunikate të policisë, nuk ka pasur indikacione të gjësendeve apo materieve të rrezikshme.
Alarmi për granatë ka ardhur pak para orës 06.45, kur u lajmërua për veturën në avari. Ajo kishte mbetur në korsinë normale në autostradën A3, drejtimi Cyrih, në tunelin Bözberg, njofton më tej albinfo.ch.
Bëhet fjalë për një shtetas 41-vjeçar francez, pa vendbanim në Zvicër, i cili ka rënë në sy për lodhje psikike, përderisa ka vozitur me Citroenin e tij. Ai është ndaluar nga policia dhe do të merret në pyetje.
Për shkak të këtij rast, në autostradë është krijuar një tollovi e cila zgjati rreth dy orë të tëra.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar










