Shkurt.ch
Boll më me shi
Zviceranët janë ngopur nga koha e keqe me shi
Për shkak të kohës së mirë në pranverë dhe kampionatit botëror të futbollit, shumë zviceranë kanë parapëlqyer që verës të qëndrojnë në shtëpi. Mirëpo tani që shiu nuk ka të sosur, zviceranët duan vetëm një gjë- të ikin në vende ku dielli mund ti ngroh.
Nga vranësirat e dendura që kanë mbuluar vendin me të reshura e vërshime të shpeshta, koha e mirë gjatë kësaj vere thuasje nuk është parë. Ndryshe nuk është as tani që po lexoni këte shkrim dhe nuk do te jetë as nesër e pasnesër.
Me këtë kohë të vranët e me shi, vera kushtimisht ka rënë në ujë.
Tani që jemi në mesin e muajit gusht, duket që për rreze të ngrohta dielli në Zvicër nuk ka mbetur edhe aq shumë kohë, . Prandaj, një numër i madh i zviceranëve duan ta kapin diellin e këtij viti në vjeshtë përmes ikjes nga Zvicra.
Destinacionet më të preferuara për ta, janë Deti Mesdhe dhe ishujtë e Spanjës, tha sot në një njoftim për media presidenti i Shoqatës Turistike të Zvicrës (SRV), Walter Kunz.
Kjo shoqatë i sugjeronë pushuesve që rezervimet turisitike për vjeshtë ti bëjnë tani.
Qysh nga korriku shumë agjenci turistike i kanë ofruar pushuesve paketa të lira turistike të njohura si „Last-Minute“ oferta.
B.Dalipi
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











