Kosova
Bolton në Kosovë, kur të bëhet Qeveria e të hiqet taksa
Në fund të gushtit pritej të realizohej një vizitë e rëndësishme në rajon, e një zyrtari të lartë amerikan.
John Bolton, këshilltari kryesor për siguri kombëtare i Presidentit amerikan, Donald Trump, do të vizitonte Prishtinën e Beogradin për të folur rreth vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Mirëpo, një vizitë e tillë është anuluar dhe nuk do të realizohet këtë muaj, mëson ekskluzivisht KTV-ja.
Janë dy arsye kryesore për shtyrjen e udhëtimit: rënia e qeverisë së Kosovës dhe vazhdimi i taksës.
Në një komunikim nga Uashingtoni, që KTV-ja e ka parë, thuhet se Boltoni mezi po pret të vijë, porse kjo do të ndodhë vetëm kur të krijohet një qeveri e re dhe të suspendohet taksa.
Vizitën e Boltonit e kishte paralajmëruar publikisht në fillim të këtij muaji ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.
Ai kishte thënë në një intervistë televizive në Serbi se Boltoni do të vinte në fund të gushtit për të diskutuar rreth vazhdimit të dialogut, me shpresën që Prishtina do të lëvizte për taksën.
Boltoni kishte gjetur kohë ta takonte ministrin e Jashtëm serb, Daçiq, në margjinat e Konferencës globale kundër terrorizimit, që u mbajt në Uashington gjatë korrikut.
Boltoni, ish-ambasador i SHBA-së në OKB, njihet si kundërshtar i hapur i pavarësisë së Kosovës dhe tani është ndër njerëzit më të besueshëm të Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës












