Lajme
Bombola kundërmuese në takimin për privatizim
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë përgjegjësinë për këto bombola, duke thënë se privatizimit të distribucionit edhe ashtu po i vjen era
Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur bombola kundërmuese në takimin ku po diskutohej për Privatizimin i Distribucionit dhe Furnizimit të KEK-ut, i organizuar nga Komitetit Qeveritar për Privatizim. Këto bombola që dyshohet se janë hedhur nga deputetet, Albana Fetoshi dhe Albulena Haxhiu, kanë ndërprerë zhvillimin e punimeve.
Vetë lëvizja Vetëvendosje ka marrë përgjegjësinë për këto bombola, duke thënë se privatizimit të distribucionit edhe ashtu po i vjen era.
“Lëvizja Vetëvendosje e pengoi zhvillimin e këtij takimi, nëpërmjet bombolave kundërmuese, të cilat e pamundësuan qëndrimin e mëtutjeshëm të të pranishmëve në sallën e takimit. Ky aksion u ndërmor sepse: Privatizimi i rrjetit të distribucionit dhe shpërndarjes së KEK-ut është një prej akteve më shqetësuese që ka ndërmarrë qeveria Thaçi”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Kjo ndërmarrje, sipas kësaj lëvizje duhet të mbetet publike sepse furnizimi me energji elektrike, siç thonë ata, është kusht themelor për mirëqenien e qytetarit dhe të shoqërisë.
“Rrjedhimisht, përbën një të drejtë që secili qytetar duhet ta gëzojë dhe një mjet tepër të rëndësishëm për politikat sociale dhe zhvillimore ekonomike të shtetit…Qëllimi ynë do të jetë zhbërja e privatizimit, në rast se ky ndodh”, thuhet në një komunikatë lëshuar nga Vetëvendosje.
Në këtë takim kanë qenë të pranishëm ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ministër i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi dhe përfaqësuesit e kompanive “Limak dhe Çalik”, të cilat janë zgjedhur kompani fituese nga komisioni qeveritar.
Përfaqësuesit e Konzorciumi “Çalik&Limak” kanë prezantuar planet për investime në rrjetin e distribucionit në Kosovë. Ata kanë premtuar se do të investojnë deri në 500 milionë euro.
Përfaqësuesi i këtij konsorciumi Serhan Can tha se gjatë 15 viteve të ardhshme do të investohen rreth 500 milionë euro investime, prej tyre 200 milionë në rrjetin aktual të shpërndarjes së energjisë. Ai po ashtu premtoi uljen e humbjeve si dhe mbajtjen në punë të punëve të distribucionit.
Ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj tha se privatizimi i Distribucionit dhe Furnizimit të KEK-ut është proces i drejtuar nga Qeveria, konform vendimit të Kuvendit për të kryer procedurat. Ai tha se procesi është zhvilluar në mënyrë transparente, të hapur, konkurruese dhe sipas standardeve ndërkombëtare.
Takimi për privatizimin e rrjetit mbeti i papërfunduar, pasi që qëndrimi në takim ishte i pamundur për shkaka të një ere të rëndë, që kaploi gjithë sallën brenda Qeveri.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës











