Të tjera
“BonBon” e Era Istrefit, “Këngë e ditës” në radion zvicerane
"Ajo duket si një popstar dhe tingëllon si njëra prej tyre: si Rihana! Me këtë krahasim të qëlluar, debutantja shqiptare tashmë po bën xhiron e botës. Me të drejtë, mendojmë ne"
«Në atdheun e saj ajo është tashmë e famshme, videot e saj klikohen me miliona herë. Ajo duket si një popstar dhe tingëllon si njëra prej tyre: si Rihana! Me këtë krahasim të qëlluar, debutantja shqiptare tashmë po bën xhiron e botës. Me të drejtë, mendojmë ne». Kështu e prezanton në faqen e saj të internetit radioja publike zvicerane srf këngën e ditës, të zgjedhur nga po kjo radio, shkruan albinfo.ch. E kjo këgë është “BonBon” e këngëtares që tashmë ka nisur edhe rrugën e famës ndërkombëtare.
Ditë më parë ede mediet gjermane dhe ato angleze i kishin bërë jehonë suksesit të vajzës së re nga Prishtina.
“Në vendin e saj, në Shqipëri, Era istrefi është tashmë një popstar i vërtetë ndërsa tash po e ngazëllen një Evropë të tërë. Këtë po e bën, veç tjerash, me pamjen, për përshkrimin e së cilës nuk mjafton fjala `hot`”. Kështu e fillon shkrimin për yllin e ri nga Kosova, portali i specializuar gjerman për muzikë të popullarizuar klatsch-tratsch.deAlbinfo
“Me një zë që pa frikë mund ta krahasosh me atë të Rihanna-s dhe me një këngë me emrin “Bonbon”, që në fakt nuk është aspak e ëmbël por tepër cool, këngëtarja tekstshkruese 22 vjeçare po i pushton me vrull toplistat evropiane të hiteve, transmeton albinfo.ch.
Gjatë dy muajve të kaluar, videoklipi zyrtar muzikor i saj është shikuar afër 28 milionë herë, aq sa produksionet evropiane si Shazam, Spotify dhe iTunes kanë ndezur alarmin, shkruan më tutje portali gjerman.
Kënga dance-Pop “Bonbon” prezanton atunë mbresëlënëse të Erës, vëllimin e saj mahnitës të zërit dhe para së gjithash talentin e saj për të shkruar tekste që të krijojnë varësi, përcjell alboinfo.ch.
Muzika e Era Istrefit është firmosur nga Ultra/B1/ Sony Music. Në këtë produksion editohet jo vetëm “Bonbon” por edhe albumi i saj i ardhshëm, transmeton albinfo.ch. Një drejtim ekzotik dhe jashtëzakonisht interesant i shijes!
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












