Kosova
Bonevet fillon mbledhjen e fondeve për prodhimin e mburojave për spitalet e Kosovës
Me qëllim që t’u dalim në ndihmë institucioneve shëndetësore, Fondacioni BONEVET ka filluar kampanjën për mbledhjen e fondeve “BASHKOJUNI LUFTËS”, përmes platformës KOSOVAIDEAS.
Si rezultat i punës sonë të pandalshme, deri më tani, BONEVET ka bërë donacion 855 mburoja fytyre të 3D-printuara në QKUK, Spitalin Rajonal në Gjakovë, QKMF në Malishevë, Rahovec, Prishtinë, Gjakovë, Kaçanik, dhe Han të Elezit, përcjell albinfo.ch.
Por, kërkesa për mburoja fytyre në Kosovë është shumë e madhe.
Sipas institucioneve mjekësore, vlerësohet të ketë nevojë për më shumë se 10.000 copë. Andaj, për ta shtuar kapacitetin tonë printues të mburojave në afat sa më të shkurtë, ne kërkojmë mbështetje që të blejmë printerë 3D dhe 500 kg filament.
Linku i kampanjës: https://kosovaideas.com/campaign/detail/589?fbclid=IwAR2ittGuXJRsqk6wKvRlTQB7OSLIN6mDF5SDwHBPUePR9l2TsuHywQKcYTE
Më shumë informacione për ne: www.bonevet.org
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













