Lajme
Bora bllokon rrugë dhe aeroporte në Maqedoni
Reshjet e borës kanë bllokuar disa akse rrugore në vend, kanë izoluar fshatra, si dhe është bllokuar edhe komunikacioni ajror.
Vështirësi në komunikacion është regjistruar edhe në autostradën e Korridorit 10 dhe 8, e cila nuk është pastruar plotësisht dhe ka borë, që mund të shkaktojë probleme, në rast të rënies së temperaturave, raporton INA
Aeroporti “Shën Apostoll Pavli” në Ohër është bllokuar dhe mbyllyr përkohësisht, ndërsa në Aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup ka probleme për shkak të vonesës së fluturimeve. Nëpër këto aeroporte janë ndërmarrë aksione pastrimi, por megjithatë fluturimet kanë shënuar vonesa në Aeroportin e Shkupit.
Aeroporti i Ohrit do të lëshohet gjatë ditës, pasi që të bëhet pastrimi i tij. Me këtë disa nga fluturimet e drejtuara për në Shkup mund të aterojnë më pas edhe në Ohër.
Bora ka shkaktuar probleme edhe në transportin hekurudhor dhe të autobusëve. Gjithashtu edhe trenat dhe autobusët kanë shënuar vonesa.
Nga reshjet e borës disa fshatra të rajonit të Tetovës dhe të Gostivarit janë të izoluara, ndërsa është vështirësuar edhe komunikacioni nëpër rrugët rajonale. Fshatra të izoluara janë evidentuar edhe në rajonin e komunës Mavrovë- Rostushë
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë













