Kosova
Bora “pranverore” në Kosovë
Të dielën në Kosovë në disa zona pati reshje bore.
Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në rrugët e mbuluara me ujë dhe borë.
“Bazuar në situatën e tanishme, ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë”, thuhet në njoftimin policor.
Këtë të hënë, sipas Meteo Kosova, pritet të ketë reshje të tjera të borës.
“Për të hënën parashikohet fillimisht të mbajë mot me reshje intensive të shiut dhe borës gjatë orëve të para të 24-orëshit, të cilat lokalisht do të vazhdojnë deri në orët e mëngjesit, kur edhe do të humbasin intensitet dhe territor, duke mbetur të izoluara vetëm në zona të caktuara”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? Pesë shtetet me investimet më të mëdha në Kosovë gjatë vitit 2025... -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Zvicër
-
Bashkimi i dy kompanive zvicerane të sigurimeve pritet të sjellë deri në 2,300 humbje vendesh pune Pas bashkimit të Helvetia dhe Baloise, shkurtimet e vendeve të punës mund të jenë më të... -
Qiratë e përballueshme në Zvicër, një luks i rrallë -
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës












