Shqipëria
Bora rrezikon nisjen e sezonit turistik në Theth të Shqipërisë
I vetmi mjet që po pastron dëborën është një fadromë, por me ritme të ngadalta
Ndonëse data është 10 maj, pika turistike e Thethit mbetet një “mollë e ndaluar” për vizitorët.
Shumë iniciativa u morën nga institucionet për hapjen e rrugës, akoma të zëna nga dëbora, por asgjë nuk u arrit. Këtë fundjavë shumë automjete që tentuan të shkojnë drejt Thethit, u detyruan të ktheheshin pas.
I vetmi mjet që po pastron dëborën është një fadromë, por me ritme të ngadalta. Punëtorët që po hapin rrugën shprehen se ky proces do të vijojë gjatë, pasi janë rreth 15 km të zëna nga dëbora dhe në vende të caktuara si pasojë e orteqeve të rënë trashësia arrin edhe në 10 metra, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Nga bllokimi i kësaj rrugë kemi filluar punë që më datë 4, e kemi filluar punën nga sipër ballkonit dhe kemi arritur deri këtu për 7 ditë. Trashësia e borës ka vazhduar nga 2 metër, 3 metër, 4 dhe këtu ku jemi edhe 6 është. Nga orteqet shkon deri në 8-9 metra”, u shpreh një punëtor.
“Është shumë punë e zorshme se dhe më parë kur kanë punuar nuk kanë mundur, sepse ka pasur trashësi të madhe bore. Rruga nuk ka udhëzues ndërkohë që në katër metra duhet ta ketë udhëzuesin rruga”, tha një tjetër punëtor.
Ndonëse po afron stina e verës, ende nuk mund të thuhet me siguri kur mund të hapet rruga. Mënyra më e shpejtë është ndërhyrja nga krahu tjetër për të përshpejtuar punimet.
Në segmentin nga Qafa e Thorës deri në Theth kishin nisur investimet për rehabilitimin e rrugës, por edhe ky investim duket se është dëmtuar ende pa përfunduar, si pasojë e ndërhyrjes me mjete të rënda për hapjen e rrugës.
Në rast se nuk do të ketë përshpejtim të punimeve, sezoni turistik për Thethin mbetet i rrezikuar.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë










