Kosova
Borrell i dërgon letër Kurtit, 5 pikat që duhet ndjekur
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Fqinjësinë dhe Politikat Josep Borrell i ka kthuer kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, 5 pikat që duhen ndjekur për të ulur tensionet në veriun e Kosovës.
Letra:
“Së pari, 4 kryebashkiakët e Kosovës së Veriut duhet të punojnë në vende të tjera dhe jo në godinat e bashkisë. Kryebashkiakët e Zubin Potokut dhe Zveçanit e kanë ndjekur këtë kërkesë tonën. Besojmë se edhe kryebashkiakët e Leposaviçit dhe Mitrovicës, që janë të partisë suaj, do ta përmbushin këtë kërkesë.
• Kemi kërkuar edhe pezullimin e veprimeve policore në afërsi të godinave bashkiake në këto komuna. Policia Speciale e Kosovës duhet të tërhiqet. Paralelisht, ne po kërkojmë nga Serbia që të tërheqë elementët radikalë nga këto zona. Pas de-përshkallëzimit, ne jemi të gatshëm të diskutojmë më në detaje marrëveshjet e sigurisë me KFOR/EULEX-in në katër komunat, të cilat ju i sugjeroni në pikën tre.
• Kemi kërkuar gjithashtu që zgjedhjet e parakohshme të mbahen sa më shpejt në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse. Ne presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe këtë kërkesë ia kemi bërë të qartë Presidentit Vuçiç. Sipas legjislacionit të Kosovës, ka mënyra të ndryshme të mundshme për nxitjen e zgjedhjeve të reja, ku më e lehta dhe më e shpejta është në kompetencën e kryetarëve të komunave.
• Nuk mund të ketë mosndëshkim për dhunën e kryer më 29 maj dhe EULEX-i do të monitorojë të gjitha hetimet në përputhje me mandatin e tij.
• Siç e dini shumë mirë, jam i gatshëm të thërras një takim të nivelit të lartë me ju dhe Presidentin Vuçiç, me kushtin që ju të jeni gati të ndërmerrni hapat e nevojshëm për të de-përshkallëzuar fillimisht dhe për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të reja lokale. Nuk mund të bëjmë progres në normalizimin e marrëdhënieve, ndërkohë që menaxhojmë krizat. BE si dhe SHBA-ja kanë investuar shumë në procesin e normalizimit dhe ne duam ta shohim atë duke ecur përpara. Kjo është arsyeja pse de-përshkallëzimi është i nevojshëm menjëherë. Nëse jeni gati për të ndërmarrë hapat e nevojshëm, një takim mund të organizohet shpejt.
• Për sa i përket “planit të renditjes, ju keni marrë tashmë komente të detajuara nga ne për propozimin tuaj. Të dyja palët kanë marrë së fundmi një projekt-propozim të ri nga Lajcak, i cili merr parasysh shumë nga sugjerimet tuaja. Ne jemi në pritje të komenteve nga palët, dhe presim që ky propozim të jetë i pranueshëm për të dyja.
• Lidhur me vlerësimet e mundshme të përbashkëta të sigurisë, këto mund të diskutohen pasi të ketë ndodhur de-përshkallëzimi. Megjithatë, kjo do të thotë se ju do t’i merrnit plotësisht parasysh mendimet e EULEX-it dhe KFOR-it dhe do t’i trajtoni si partnerë, që do të thotë edhe koordinim paraprak me ta.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve Një studim i porositur nga SEM ka zbuluar se autoritetet përgjegjëse nuk e verifikojnë sistematikisht vërtetësinë... -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35













