Lajme
Borrell i kërkon BE-së të ndalojë eksportimin e armëve, përveç në Ukrainë
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell u kërkoi vendeve anëtare të BE-së të ndalojnë përkohësisht eksportet e armëve në vende të tjera përveç Ukrainës.
Ai u kërkoi qeverive të marrin një “vendim politik” dhe të rrisin furnizimet me municion. “Jo vetëm që duhet të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa duhet, por për çdo gjë që duhet. (Kjo nuk është vetëm çështje kohe – është çështje sasie dhe cilësisë së furnizimeve tona,” tha shefi i politikës së jashtme gjatë një vizitë zyrtare në Varshavë.
“Dhe sigurisht që ne duhet të bëjmë më shumë dhe më shpejt sepse Ukraina duhet të mbizotërojë., tha ai, transmeton albinfo.ch.
Bashkimi Evropian miratoi në mars të vitit të kaluar një plan prej 2 miliardë eurosh për të rritur dërgesat e municioneve në Ukrainë, duke u zotuar të dërgojë një milion predha 155 mm brenda 12 muajve për të ndihmuar vendin e goditur të mbrohet kundër pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë. Por deri në fund të vitit 2023, blloku kishte siguruar vetëm 330,000 raunde, pavarësisht lutjeve të përsëritura nga Kievi.
E-Diaspora
-
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Ekspozita “Nga lufta në paqe: Kosova e rrëfyer nga shtypi dhe media” mbahet në Çikago... -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Cyrihu ndër qytetet më problematike në Evropë për vozitje Cyrihu në mesin e qyteteve më të bllokuara të Evropës për trafik... -
Zvicêr: Presioni profesional apo ndryshimi social: Kush është përgjegjës për mungesat në punë? -
Shërbimi hekurudhor Cyrih–Bern i ndërprerë: Dëmtimi i shinave shkakton kaos në trafik -
Zonat e skive në Fribourg po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara tek zviceranët që flasin gjermanisht -
Berna do të ndalojë autobusët në qendër të qytetit












