Kosova
Borrell: Kosova e Serbia të gjejnë zgjidhje para 21 nëntorit
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, paralajmëroi se Kosova dhe Serbia duhet të vijojnë urgjentisht me dialogun për të gjetur një zgjidhje para datës 21 nëntor, datë kur do të fillojnë gjobat në veri për ata që nuk kanë automjetet me targat RKS.
Paralajmërimin Borrell e dha pas takimit me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel. Borell tha se kjo është kriza më e madhe që nga viti 2013, teksa shtoi se situata është vërtet dramatike dhe se duhet gjetur një zgjidhje.
“Nuk duhet ta arrijmë këtë datë pa marrëveshje, përndryshe do të jemi në prag të një situate të rrezikshme. Ju e dini që tërheqja e serbëve nga institucionet, braktisja e policisë dhe e gjykatave, ka krijuar një vakum në veri të Kosovës. Në atë vakum mund të ndodhë më e keqja. Të dyja palët duhet të tregojnë më shumë fleksibilitet”, theksoi ai.
Sipas tij, Ballkani Perëndimor mbetet partneri gjeo-strategjik i BE-së dhe se e ardhmja e tij është në Evropë./Euronews
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini rreth 225,000 vendeve të lira të punës në Zvicër Edhe pse norma e papunësisë në Zvicër pritet të rritet pak në vitin 2026, aktualisht ka... -
Varfëria e “fshehur”, Bazeli kontakton drejtpërdrejt me nevojtarët -
Qiramarrësit e Gjenevës mund të kenë akses më të lehtë në pronësinë e pronës -
Hochdorf, Lucernë: 6 shtetas të Kosovës akuzohen për 161 vjedhje -
Më pak udhëtime zvicerane drejt SHBA-së














